Vrasja e Etleva Kurtit dyshohet për hasmëri, në vitin 2018 i vëllai vrau një shitës

Vrasja e Etleva Kurtit dyshohet për hasmëri,…

Etleva Kurti, 31-vjeçarja e gjetur vrarë në oborrin e shtëpisë në Kamzë, dyshohet se është motra e Vladimir Kurtit. Ky i fundit është një i dënuar me burgim të përjetshëm, pasi në vitin 2018 ka vrarë shitësin e një dyqani ushqimore.

Bëhet me dije se Vladimir Kurti shkoi për të grabitur në dyqanin e Agim Buçit por u has në rezistencë. Kurti qëlloi me armë Agim Buçin duke e lënë të vdekur dhe plagosi në këmbë gruan e tij. Ky krim ndodhi përpara syve të fëmijës së mitur të çiftit.

Nga detajet e para mësohet se ngjarja e kësaj të mërkure ka ndodhur për shkaqe hasmërie. Banorët e zonës rrëfejnë se kanë parë një makinë të ndalojë përpara oborrit ku ndodhej Etleva Kurti.

Nga makina me ngjyrë të zezë, janë dëgjuar tre të shtëna me armë zjarri, të cilat i kanë marr jetën 31-vjeçares. Policia e Tiranës nuk ka bërë të mundur ende zbardhjen e autorëve të e kësaj ngjarje dhe shkaqet nëse kemi të bëjmë apo jo me një hakmarrje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit