Vrasja e Etleva Kurtit/ Xhaxhai kërcënon me gjakmarrje

Vrasja e Etleva Kurtit/ Xhaxhai kërcënon me…

“Sipas kanunit, një femër lahet me shtatë meshkuj. Shteti mund të bëjë punët e tij, por të tjerët që janë pas atij do ta marrin parasysh”. Kështuështë shprehur xhaxhai I Etleva Kurtit, njërës nga viktimat e Dan Hutrës këtë të kërkurë.

Duke kërcënuar me gjakmarrje, Mehmet Kurti tha se Etleva u vra pa faj dhe pa asnjë njohje me killerin serial.

“Dan Hutra me vajzën nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie. Ka qenë në burg me Vladimir Kurtin, janë rrahur dhe copëtuar atje. Ai i ka thënë se kur të dal prej burgu kam për të të vrarë të gjithë familjen. Shteti ka fjet gjumë dhe shkoi e vrau një vajzë 32-vjeçare, në shkallët e derës së shtëpisë. Janë rrahur në burg dhe puna arriti deri këtu. Fisit Hutra i them se sipas kanunit, një femër lahet me shtatë meshkuj. Shteti mund të bëjë punët e tij, por të tjerët që janë pas atij do ta marrin parasysh”, tha ai.

Sipas tij policia ka pasur dijeni për konfliktin në burg mes Dan Hutrës dhe Vladimir Kurtit, por s’ka marrë masa për mbrojtjen e familjes së tij.

“Ngjarja mos i raft kujt. Kjo që i ka rënë Petrit Kurtit, të lërë dy vajza dhe bashkëshortet në Kamëz të Tiranës për halle të veta, dhe ajo është vrarë. Të vritet një femër në mënyrë të pafajshme, femra lahet me 7 meshkuj. Me kanunin e Lekë Dukagjinit. Ajo që i ka ranë vëllait tim mos i rëntë kujt. Petrit Kurti sot nuk është në varrim të vajzës vet, për arsye që nuk po i përmend. Por sot me atë që ka bërë Dan Hutra qoftë edhe djali im, apo vëllanë im, ai duhet dënim jo i përjetshëm, por duhet varur për këmbë”, shtoi xhaxhai.

Këtë të enjte u bë e varrimi i 32-vjeçares në fshatin e lindjes, Gurrë e Vogël në Mat.  Ndërsa autori I vrasjes së 3 grave e plagosjes së tre të tjerave, Dan Hutra është në pranga.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit