Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh/ Dalin para Gjykatës 4 të rinjtë, sa vite burg rrezikojnë

Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh/ Dalin…

Më 16 maj 2023 në Gramsh, pasi u fut të shuajë sherrin mes shokëve të tij, u vra me thikë Fatjon Bici. Konflikti ka nisur pas një komenti në rrjetet sociale dhe më pas ka përfunduar në shkollën “Asllan Shahini”. Bici ishte në shkollë dhe pasi përfundoi mësimin për atë ditë, pa kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur.

Si pasojë e goditjeve me thikë, humbi Bici, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur. Për ngjarjen u arrestuan në flagrancë katër adoleshentët me inicialet: Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç. Në dosjen e prokurorisë, citohen edhe mesazhe të shkëmbyera mes djemve në konflikt në platformën sociale snapchat ku i dërgonin njëri tjetrit thika dhe përforcues grushti e duke thënë se këto mjete do t’i përdornin ndaj njëri-tjetrit dhe për fat të keq kështu ndodhi duke përfunduar në një tragjedi.

Të rinjtë që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, dalin sot para Gjykatës së Elbasanit. Autori kryesor i dyshuar për krimin është Orgito Çarçiu, i cili nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 12 vite burg. Pritet vendim për të arrestuarit e tjerë, përkatësisht për; Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi. Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj të këtij viti në qytetin Gramshit. Të miturit akuzohen për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit