Vrasja e gazetarit grek! Mblidhen videot dhe dëshmitë, kryeministri kërkon takim urgjent me ministrin e mbrojtjes

Vrasja e gazetarit grek! Mblidhen videot dhe…

Kamerat, celularët dhe dëshmitë e dy dëshmitarëve okularë po vëzhgohen nga analistët e vrasjeve për të arritur në zbardhjen e plotë të vrasjes së gazetarit të kronikës së zezë në Greqi George Karavaiz. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes që të këtë një hetim sa më të shpejtë të çështjes.

Takimi do të zhvillohet në orën 10:30 në Pallatin Maximos për të diskutuar në lidhje me vrasjen e gazetarit George Karaivaz.

Nga pamjet e sekuestruara tregohet se autorët kanë parë lëvizjet e gazetarit për ditë të tëra, e kanë ditur kur ai po largohej dhe kur po kthehej në shtëpi dhe vendosën një urdhër vdekjeje për të.

Ngjarja ka lënë një njollë të zezë përsëri mbi lirinë e medias në Greqi, pasi edhe 11 vjet më parë thuajse në të njëjtën mënyrën mënyrë është vrarë Sokratis Golias, një prej pionerëve të gazetarisë investigative në vend. Përgjegjësinë për krimin e rëndë e mori grupi terrorist Sekti Revolucionar, por këto krime po cënojnë lirinë e shtypit. Ngjarja e rëndë ëshët raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare të cilat me jehonë kanë kërkuar zbardhjen e krimit makabër. Edhe presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen, bëri apel për vendosjen e autorëve para drejtësisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit