Vrasja e Gentian e Nezir Beqirit në Elbasan, burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Vrasja e Gentian e Nezir Beqirit në…

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Capja, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, të cilët akuzohen për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012.

Me një material prej 30 faqesh, Ardian Çapja kërkon pafajësi në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas tij, ai nuk ka lidhje me vrasjen e Gentjan dhe Nezir Beqirit në Gusht të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit.

Çapja pretendon se prokuroria e Elbasanit ka montuar implikimin e tij në këtë ngjarje. Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, ndërsa xhaxhai i tij Ardian Çapja ndodhet pas hekurave.

Për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit janë akuzuar edhe Etien Cani i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri po në vitin 2020 si dhe Ervis Bardhi.

Gjithashtu u dënua me 25 vite burgim Etien Çani dhe me 15 vjet burg bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, ndërsa Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar vetëm 6 vjet burg.

Gentian Beqiri u qëllua për vdekje më 15 gusht 2012 në banesën e tij kur ndodhej në ruajtje nga policia në gjendjen e “arrestit të shtëpisë”. Beqiri ishte dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Po atë ditë u dhunua edhe babai i tij Nezir Beqiri i cili ndërroi jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit