Vrasja e Hakuran Billës/ E fundos dëshmia e shkodranit por Viktor Marku vijon të mohojë akuzat

Vrasja e Hakuran Billës/ E fundos dëshmia…

I arrestuar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së Hekuran Billës,  ngjarje e ndodhur më 11 qershor, në zonën e Komunës së Parisit, Viktor Marku ka dalë sot para trupit gjykues për t’u njohur me masën e arrestit.

Por gjykata shtyri seancën pasi Prokuroria nuk kishte paraqitur urdhrin e ndalimit për Markun. Ndërkohë që Viktor Marku përmes avokatit të tij mbrojtës ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke pretenduar se ka qenë jashtë vendit.

Në fakt, sipas sistemit TIMS, Marku rezulton të ketë dalë nga Shqipëria nga pika e Muriqanit për në drejtim të Malit të Zi, në 19 janar 2020, por një dëshmitar thotë se Viktor Marku gjatë këtyre muajve ka qënë në Shkodër pasi mori me qira në biznesin e tij një makinë “Smart”.

Po sipas dëshmisë, makinën Marku ia ka lënë nipit të tij, Sebastjan Mali, gjithashtu i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje.

Në funksion të dosjes hetimore mësohet se janë analizuar pamjet nga 38 kamera sigurie pranë zonës. Organi i akuzës ka dyshime se Viktor Marku shfaqet në një moment në kamera teksa zbret nga makina ‘Smart’ marrë me qira dhe ngjitet në automjetin “Mercedez Benz” i vjedhur në Shkodër që u përdor në atentat.

Prokuroria thotë se në makinë është ngjitur dhe një person i dytë.

I arrestuari Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, që u vra nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006, ngjarje për të cilën Billa u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatat britanike dënim i konvertuar me 25 vite sipas legjislacionit shqiptar.

LEXO EDHE: 

Foto e Viktor Markut në sallën e gjyqit, me maskë anti-COVID, përshëndet mediat

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit