Vrasja e Hekuran Billës, Gjykata lë në burg të riun Sebastian Mali

Vrasja e Hekuran Billës, Gjykata lë në…

Është caktuar masa e sigurisë burg pa afat për të riun Sebastian Mali, i cili u arrestua bashkë me dajën e tij Viktor Marku, si të dyshuar të vrasjes së Hekuran Billës. Seanca gjyqësore u zhvillua paraditen e sotme pa praninë e medias. Avokati i Malit, Ilir Murati kërkoi lirimin nga qelia me pretendimin se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke e lënë në qeli.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Policia ka arrestuar shkodranin Andi Agraja, 32-vjeçari i cili dyshohet si i implikuar në ekzekutimin e Hekuran Billës. Policia, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, tha se Agraja u kap gjatë një kontrolli në lokal, si dhe iu sekuestrua një pistoletë. Shkodrani Agraja ka tentuar edhe të arratisej por nuk ia ka dalë.

Kujtojmë se mbrëmjen e 11 qershorit, Hekuran Billa u ekzekutua me 11 plumba teksa ndodhej në automjetin e tij tip BMW X6 në ‘Komunën e Parisit’.

Ngjarja e rëndë raportohet se ndodhi për hakmarrje. Në vitin 2006, Hekuran Billa, vrau me armë zjarri Prel Markun në Angli. Një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Billës është vëllai i Prel Markut, Viktor Marku. Ky i fundit i arrestuar nga policia.

Si i dyshuar në atentatin ndaj Billës, është edhe Sebastian Mali. 22 vjeçari, banues në Tiranë, është nipi i Prel Markut që është vrarë nga Billa në vitin 2006 në Angli. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Viktor Markun për të marrë hakun e dajës. Edhe i riu është arrestuar nga policia, ndërsa sot gjykata i caktoi masën e sigurisë burg pa afa.

Kujtojmë se Viktor Marku, si i dyshuar kryesor për vrasjen e Hekuran Billës, u kap në Malin e Zi nga policia malazeze, si dhe u bë i mundur arrestimi i tij në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit.

LEXO EDHE: 

Vrasja e Hekuran Billës, arrestohet i riu nga Shkodra (Emri)

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit