Vrasja e Hekuran Billës/ Policia shoqëron të dyshuarin që kontrolloi lëvizjet

Vrasja e Hekuran Billës/ Policia shoqëron të…

Policia ka shoqëruar një të dyshuar për përfshirjen në atentatin që iu bë 40-vjeçarit Hekuran Billa te “Komuna e Parisit” në Tiranë, mbrëmjen e 11 qershorit.

Raportohet se i dyshuari është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe ka lidhje familjare me Prel Markun, 22-vjeçarin që u vra nga Billa në Angli në vitin 2006.

Policia dyshon se personi i identifikuar ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për vendndodhjen e Billës.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim të vëllain e Prel Markut, Viktor Markun, i cili dyshohet se ka qenë ai që ka qëlluar Billën me breshëri plumbash.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit