Vrasja e hidraulikut shqiptar në Athinë/ E shkuara e errët e autorit, mbante 2 emra

Vrasja e hidraulikut shqiptar në Athinë/ E…

 Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në 21 shkurt në “Nea Ionia” të Athinës, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari. Pëllumb Islami. Sipas informacioneve, shqiptari 23-vjeçar i arrestuar për vrasjen rezulton të ketë 2 identitete. Konkretisht ai përdorte emrat “Dhimitri” dhe “Nektarios”.

Policia ka treguar se ai  rezulton me precedentë  të mëparshëm penalë.  Autori është akuzuar më parë për “vrasje nga pakujdesia”, “gjobvënie”, “shkatërrim prone”, “kanosje me armë zjarri”, “pranim dhe mbajtje të produkteve të veprës penale”, “vjedhje në bashkëpunim”, si dhe “vjedhje e mbetur në tentativë”.

Vrasja e Pëllumb Islamit ndodhi në një lokal në “Nea Ionia” pas një shkëmbimi zjarri mes pjesëtarëve të një grupi kriminal shqiptar në Greqi me një person që ndodhej në shoqërinë e Islamit. 

Autorët  u futën në një lokal ku ndodhej dhe Pëllumb Islami, për tu sqaruar me një tjetër grup shqiptarësh. Gjatë konfliktit u përdorën dhe armë zjarri dhe një prej plumbave kapi gabimisht Islamin, i cili ndërroi jetë. Viktima ishte hidraulik dhe nuk kishte aspak lidhje me jetën e grupit problematik.

Tashmë janë 6 shqiptarë të shpallur në kërkim, ndërkohë që janë identifikuar vetëm dy prej tyre, Erlis Salaj dhe Julian Qose. Të cilët dyshohen se janë arratisur  në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit