Vrasja e Indrit Ndojt/ Vëllezërit Miri: Nuk menduam se do të vdiste

Vrasja e Indrit Ndojt/ Vëllezërit Miri: Nuk…

Indrit Ndoja u vra në Fushë-Krujë. Dy vëllezërit Saimir dhe Landi Miri u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e 34-vjeçarit.

Në fillim ata e mohuan krimin, por më pas vendosën të tregojnë çfarë ndodhur. Në deklaratën e dhënë për policinë, ata janë shprehur se nuk kanë pasur qëllim për ta vrarë, por për ta neutralizuar për shkak se viktima gjithashtu i është kthyer dhunshëm.

Ata janë shprehur se nuk e dinin që Ndoja kishte ndërruar jetë, pasi sipas tyre plagosja që i kishin bërë me kaçavidë nuk i ishte dukur aq e madhe sa për të humbur jetën.

Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithçka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi.Nuk ishte i vetëdijshëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova. Më pas u larguam.

E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kaçavida kishte prekur damarin kryesor (arterien femorale).Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dinim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”, mësohet të kenë deklaruar vëllezërit Miri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit