Vrasja e italianes shtatëzënë nga shqiptari, fëmija që priste ishte e italianit, jo e autorit

Vrasja e italianes shtatëzënë nga shqiptari, fëmija…

Një ngjarje tronditëse u regjistrua më 19 dhjetor në Itali ku një grua shtatzënë u ekzekutua duke u qëlluar disa herë me thikë nga shqiptari Bujar Fandaj. 41-vjeçari me banim në Altivole ishte përndjekur prej muajsh gruan italiane. Fandaj kishte pasur më parë një lidhje me Vanessan për një vit, më pas u ndanë.

Ajo e kishte denoncuar kosovarin në tetorin e vitit të kaluar për përndjekje të vazhdueshme. Vanessa Ballan ishte tre muajshe shtatzënë kur u vra më 19 dhjetor të kaluar në Riese Pio X (Treviso). Testi i atësisë konfirmoi se fëmija që ajo mbante i përkiste bashkëshortit të saj Nicola Scapinello dhe jo të Bujar Fandajt, të akuzuarit për vrasjen e saj.

Fandaj ka thyer një dritare dhe ka hyrë në shtëpinë, ku jetonte viktima. Fillimisht e rrahu dhe më pas e goditi 7 herë me thikë. Pas një arratisjeje që zgjati disa orë, ai u arrestua natën midis 19 dhe 20 dhjetorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit