Vrasja e Joyt/ Dyshohet se i dha informacione një lojtari që kishte fituar para në kazino

Vrasja e Joyt/ Dyshohet se i dha…

Janë zbardhur të tjera detaje ditën e sotme në lidhje me vrasjen Joy Ayoko. Pasi dy ditë më parë u lanë të lirë gjashtë të shoqëruarit si dëshmitarë kryesorë, prokuroria ka ngritur pistë të re, pasi dyshojnë se 22-vjeçarja që punonte në një kazino në Tiranë i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash.

Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet te merret në pyetje. Sepse ngrihen dyshimet se  manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinosë dhe kjo gjë të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë se Joy Ayoko u gjet e plagosur  poshtë banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022. Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në koma. Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me të ëmën, ku edhe ndërroi jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit