Vrasja e Jurgen Dukës në market, arrestohet shoku i viktimës

Vrasja e Jurgen Dukës në market, arrestohet…

Gjatë ditës së sotme, policia ka arrestuar  Orgest Drazhin. Ky i fundit është shoku i Jurgen Dukës, viktimës që u vra për radhën në një market në Tiranë.  Drazhi, shoku i viktimës ka qenë prezent në konfliktin ku humbi jetën Jurgen Duka dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi Jurgen Duka, nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit