Vrasja e Klodian Rashës, prokuroria: 25 vjeçari nuk kishte armë, Hajdaraj akuzohet për “vrasje me dashje”

Vrasja e Klodian Rashës, prokuroria: 25 vjeçari…

Prokuroria e Tiranës “kopsitë” dosjen për vrasjen e të riut Klodian Rasha, pranë shtëpisë së tij, në orët e para të 8 dhjetorit 2020. I akuzuar është marrë efektivi i Forcave Shqiponja Nevaldo Hajdaraj.

Sipas organit të akuzës, Klodian Rasha nuk ka pasur armë me vete kur po ndiqej nga dy policët e Shqiponjave. Madje, as në momentin e vrasjes ai nuk ka pasur në dorë armë, siç pretendonte fillimisht Nevaldo Hajdaraj.

Prokurori i çështjes ka mbyllur hetimet për vrasjen dhe i akuzuari i vetëm është ish-efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”. Organi i akuzës ka zgjidhur dhe enigmën e pistoletës që u gjet në një rrugë dhjetra metra larg vendit ku 25 vjeçari humbi jetën.

Ajo nuk është e Klodian Rashës.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës, ka dalë se vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha është bërë me dashje, dhe mund të evitohej nga polici që po e ndiqte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit