Teksa në Prishtinë po zhvillohet gjyqi për vrasjen e 30 vjeçares Liridona Ademaj nga autorët e paguar nga bashkëshorti i saj në Tiranë është zhvilluar një protestë e thirrur nga shoqëria civile përpara ambasadës së kosovës.
“Unë dola t’iu takoj para derës së ambasadës. Është një iniciativë njerëzore dhe të falënderoj për ndjesinë që tregoni për një rast që ka tronditur kosovën që është e shtanguar dhe në shok të vërtetë. Protesta juaj është për t’u përkrahur dhe thirrjet tuaja për drejtësi për Liridonën dhe për çdo grua. Drejtësia të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën” – ka thënë ambasadori i kosovës Skënder Durmishi, i cili i është bashkuar protestës.
Në Prishtinë familjarët e Liridona Ademajt kërkojnë që trupi i saj të zhvarroset dhe për këtë vëllai i saj ka bërë kërkesë prokurorisë për zhvarrosjen e trupit dhe rivarrosjen afër varrezave të shtëpisë së prindërve të saj.
Sipas deklaratave të autorëve të vrasjes Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, organizatori i vrasjes së 30 vjeçares është bashkëshorti i saj Naim Murseli ku pretendohet që t’i ketë paguar vrasësve shumën prej 30 mijë euro, Naim Museli është vënë në pranga dhe ditën e sotme ka hyrë fshehurazi në gjykatë.