Vrasja e Mateos/ Frrok Çupi: Sot Shqipëria duhet të ishte në Fier!

Vrasja e Mateos/ Frrok Çupi: Sot Shqipëria…

Ngjarja e rëndë e fierit, ku fqinji Klodian Çalamani, mashtroi, vrau dhe groposi në oborrin e banesës së tij, të ndjerin, Mateo Vasiun 8-vjecc, ka ngjallur reagime. Pas tensioneve të ditës së sotme në Gjykatë dhe marrja e vendimit të institucionit të drejtësisë pa praninë e autorit ka ardhur një deklaratë e analistit Frrok Çupi. Në një lidhje për emisionin “Breaking” në Top Neës, Çupi u shpreh se kjo ngjarje është një bombë për vendin tonë, teksa shprehet se sot Shqipëria duhet të ishte në Fier.

Frrok Çupi:

Është një bombë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo ndryshon historinë tonë. Sot ndryshon historia jonë qytetarë dhe kombëtare, në sensin sesi duhet të qasemi ndaj ligjit. Duhet një qasje tjetër ndaj drejtësisë. Nëse nuk e realizon politika, atëherë realizohet vetëvetiu, si një tendencë për të shkuar drejt drejtësisë parapolitike. Me këtë djalin e vogël ndryshoi drejtësia jonë. Ka ardhur koha për të ndryshuar. Ky tërmet dhe do masa prej tërmeti. Sot gjithë Shqipëria duhet të ishte në Fier.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit