Vrasja e Metës nga fëmijët/ Dyshohet se shkaqet janë 12 dynymë tokë dhe lidhja jashtëmartësore e tij

Vrasja e Metës nga fëmijët/ Dyshohet se…

Më 10 shkurt të këtij viti në Shënavlash në Durrës u shënua një tragjedi. Pasi u shpall i humbur nga djali i madh i tij, u gjet pa shenja jete i groposur në kasollen pranë shtëpisë, Pëllumb Meta. Për ngjarjen akuzohen të tre fëmijët, teksa dyshime ka që autore mund të jetë edhe gruaja e tij, Blerina Meta.

Deklaratat kontraditore të fëmijëve dhe gruas po zvarrisin zbardhjen e ngjarjes nga hetuesit që po merren me këtë çështje. Shkak i ngjarjes në fillim u dyshua dhuna që Meta ushtronte ndaj fëmijëve dhe gruas, por më pas ky dyshim u hodh poshtë.

Tashmë një pistë e fortë ku po hetohet është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni. Viktima kishte rreth 12 dynymë tokë dhe gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur dokumentet e kësaj sipërfaqeje.

Letrat e tokës i mbante djali i madh, që i ka thënë motrës të pranojë krimin pasi me lekët e tokës që do shiste do ta nxirrte nga burgu. Në murin e kasolles ku fëmijët varrosën të atin, shkruhet “Eni milioneri, 1 milionë dollar”.

Djalin e madh të Pëllumbit Hysenin e thërrisnin shkurt Eni. Hetuesit po hetojnë edhe një lidhje të dyshuar jashtëmartesore të viktimës prej vitesh, ku dyshohet se në dijeni ishin gruaja e Pëllumbit dhe fëmijët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit