Vrasja e mikut të Martinajt, gazetari zbardh detaje: Ja skema që përdorën autorët

Vrasja e mikut të Martinajt, gazetari zbardh…

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e mikut të Ervis Martinaj, Klisman Preçi, i cili humbi jetën pas një atentati më 22 korrik n ë Milot.

Teksa ka zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen, gazetari ka treguar skemën që kanë përdorur autorët, të cilët kanë kontrolluar trafikun të veshur me jelekë policie. Ata kanë qëlluar nga 3 kallashnikov, ndërsa kanë ndërruar edhe karikatorët, duke vepruar të veshur me unifromave e forcave speciale.

“Ai djali s’ka asnjë lidhje, ka dalë për të pirë një kafe, ka dalë Ylli Ibrahiami i ka thënë hajde më ço pak në shtëpi se kam pirë në momentin që e ka çuar ka qenë në një vendngjarje.

Në një vend të mbyllur kishin qëlluar 3 kallashnikov, kishin ndërruar edhe karikatorët. Viktima është vrarë pasi ka hapur derën e blindit.

Mjeti është i një shtetasi të Shkupit. Kur është hapur zjarr kanë qenë dy armë në krah, predhat kishin hyrë në dhomën e gjumit të Klisman Preçit, për fat të mirë fëmijët e motrës që rrinin aty nuk ishin atë ditë.

Shenjat e plumbave ishin akoma aty. Babai më tha se i kishte kërkuar që mos ta parkonte më blindin aty.

Sipas informacionit që janë sekuestruar në vendin e ngjarjes, atentati ishte realizuar nga 6 persona. Dy nga ata kishin dalë në hyrje të Milotit dhe drejtonin qarkullimin, nuk lejonin makinat të futeshin që të mbanin rrugën hapur, me jelekë.

Njëri nga ata, më i gjatë, mbante makinën ndezur dhe derën e makinës hapur. Tre të tjerët ishin të veshur me uniforma të forcave speciale dhe me gjoksore ku mbahen mjetet taktike.

Kjo ngjarje ka ndodhur 5 ditë mbas masakrës së 17 korrikut mbi urën e Fushë Krujës. Ajo parrulla e famshme që thotë kryeministri “kokat hëngshin” ka marrë dy njerëz të pafajshëm.

Sigurisht që ka pasur një informacion për lëvizjet e mjetit të Ylli Ibrahimit. Ata kanë qëlluar fillimisht shoferin, që ka qenë ky i pafajshmi që kishte bërë teshat gati për të ikur në Angli. Shtegu që kanë zbritur pranë banesës së Klisman Preçit, nuk e dinin 80%  e banorëve.

Ata persona aty kanë komunikuar me njëri-tjetrin, babai e Klsimanit kishte shkuar për të ndihmuar Ylli Ibrahimin, se dinte që i biri ishte aty. Autorët kishin pasur një pajisje që kishte bllokuar kamerat dhe Yllli Ibrahimi i kishte kamerat në celularin ne vetë por ngaqë kishte pirë se kishte kuptuar.

Një ngjarje e tillë si mund t’ia lësh një prokurori në Kurbin. Pas kësaj ndodhi ngjarja e 9 gushtit.

Ata kanë komunikuar, jo me radio, me këto pajisje të tjera. Asnjë gjë nuk ishte bërë për këtë gjë dhe prandaj ngjarjet ndodhën zinxhir. Familjarët e kishin humbur besimin, informacionin që kishin nuk ia çonin më as policisë.

Nuk kemi ndodnjë qejf të flasim për Ervis Martinajn. Si është e mundur që këto ngjarje që kanë goditur, t’ia lësh një prokurori më i mirë, por është prokurori i Kurbinit. Atij prokurori shkresa e parë me shkrim dore i doli në media. Si mund të ketë besim ai familjari atje”, tha Hoxha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit