Vrasja e nxënësit të klasës së 9-të në Gramsh, arrestohen 4 të miturit

Vrasja e nxënësit të klasës së 9-të…

Janë arrestuar katër të mitur ditën e sotme pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Gramsh, ku mbeti i vrarë një nxënës i klasës së 9-të. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur edhe një 15-vjeçar tjetër.

Sakaq, bëhet me dije se  kanë rënë në pranga ditën e sotme Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

Dyshohet se këta të mitur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen “Sporti 2”, Gramsh, në rrugë, kanë qëlluar me thika, shtetasit e mitur Fation Bici 16 vjeç dhe Marko Liçin15 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit