Vrasja e Pal Kolës/ Ndalohen 2 shkodranë në Vlorë, policia kërkon një armë në kanal

Vrasja e Pal Kolës/ Ndalohen 2 shkodranë…

Policia e Vlorës dyshohet se ka arrestuar dy shtetas nga Shkodra mesditën e kësaj të hënë. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se personat e shoqëruar mund të kenë dijeni ose lidhje me të shtënat me armë që ndodhën pranë ambjenteve të Top Channel. Megjithatë blutë e Vlorës nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar mbi vijimësinë e ngjarjes ku humbi jetën Pal Kola, roja i godinës së medias.

Hetimet janë pozicionuar në Vlorë pasi ka dyshime bindëse se autorët janë larguar nga Tirana drejt qytetit bregdetar. Madje në pamjet filmike të regjistruara në hyrje të qytetit, mendohet se autorët kanë hedhur një armë.

Dhjetra punonjës policie kanë nisur kërkimet gjatë rrugës kryesore rrëzë disa shkurreve në afërsi të një kanali. Megjithatë nuk ka detaje të reja nëse autorët e ngjarjes së rëndë kanë humbur gjurmët drejt Vlorës apo kanë lënë shenja dalluese gjatë arratisjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit