Motra Pëllumb Metës: Blerina iu dha fëmijëve shkollën e krimit!

Motra Pëllumb Metës: Blerina iu dha fëmijëve…

Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës vazhdojnë. Ai u vra në Shënavlash në shtëpinë e tij dhe më pas u gropos në kasollen pranë banesës. Në fill ishte vajza e tij, Hygerta ajo që pranoi krimin, por më pas djali i madh i tij, Hyseni tha se ka qenë ai autor i ngjarjes dhe në ndihmë i kanë ardhur motra dhe vëllai i vogël, Hygerta dhe Amarildo.

Ka dyshime që autore e ngjarjes mund të ketë qenë dhe vetë gruaja e Pëllumbit, por faji është marrë përsipër nga fëmijët për të shpëtuar nënën e tyre nga burgu, por deri tani nuk dihet ende se si qëndron e vërteta pasi dhe deklaratat e fëmijëve janë kontradiktore. Ndërkohë motra e të ndjerit, ka deklaruar se viktima ka qenë një njeri familjar që punonte shumë për të siguruar jetesën për familjen.

Ajo akuzoi Blerinën, bashkëshorten e Pëllumbit se iu ka dhënë fëmijëve shkollën e krimit, teksa tha se me kunatën nuk kishin pasur debate, e vetmja sipas saj ka qenë në kohë të hershme një kërkesë që fëmijët e Blerinës të rrinin me fëmijët e vëllait të Pëllumbit.

“U hodh baltë me të padrejtë mbi familjen dhe vëllanë tim. Mostra dhe familjarët e saj (Blerina) nuk mund të hedhë baltë mbi të. Vëllai im ka qenë punëtor, i urtë, i sjellshëm, familjar ne maksimum. Nuk mund të jesh baba i mirë vetëm kur je 24 orë me fëmijët, sepse dikush duket të punonte. Blerina ka pasur në dorë të gjithë kohën e mundshme për t’i kthyer nga vetja fëmijët. Ka qenë ajo që i rriti sepse vëllai im ka punuar ditë e natë që t’i siguronte jetesën. Ai kishte parë botë me sy, kishte emigruar që me eksodin e parë dhe u kthye vetëm kur na ndërroi jetë nëna. Me Blerinën janë njohur me shkuesi. Ajo i dha fëmijëve shkollën e krimit. Blerina ishte e ftohtë me ne. Nuk kishim pasur debate, e vetmja ka qenë në kohë të hershme një kërkesë që fëmijët të rrinin me fëmijët e vëllait tjetër. Kjo e shqetësonte nënën time. Nëna me tha ‘Po më plas shpirti’ që nuk i lë fëmijët të luajnë bashkë. Ia thash Blerina e cila më tha shih punët e tua e mos fut hundët tek familja”, tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit