Vrasja e Pëllumb Metës/ Hygerta do të gjuajë në poligon dhe do të hapë një gropë

Vrasja e Pëllumb Metës/ Hygerta do të…

Më 10 shkurt në Shënavlash të Durrësit u gjet pa shenja jete në kasollen pranë banesës së tij, 50-vjeçari Pëllumb Meta. Në fillim u raportua si i zhdukur nga djali i madh, teksa më pas u gjet i vdekur. Për ngjarjen akuzohen të tre fëmijët, teksa dyshime ka që autore mund të jetë edhe gruaja e tij, Blerina Meta.

Në fillim ishte vajza e Pëllumbit, Hygerta e cila tha se kishte vrarë babain e saj për shkak të dhunës së ushtruar, por më pas djali i madh i familjes, Hysen Meta pranoi krimin duke shtuar se u ndihmua nga motra, Hygerta dhe vëllai i vogël Amarildo.

Pas vrasjes trupi i pajetë i Metës u mbulua me plastmasë dhe u gropos në kasollen pranë shtëpisë. Për të zbuluar të vërtetën në një ngjarje ku deklaratat e të dyshuarve janë kontradiktore, Hygerta do të dërgohet në një poligon dhe do t’i jepet një armë si ajo që është përdorur në krim, e të njëjtit kalibër.

Ajo do të gjuaj me armë në poligon në mënyrë që hetuesit të kuptojnë nëse ajo vërtetë është e aftë të qëllojë me armë. Pas kësaj, Hygerta do të hapë një gropë si ajo në të cilën u gjet i groposur Pëllumb Meta për të kuptuar nëse ka qenë vërtetë ajo autorja e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit