Vrasja e Pëllumb Metës, në armë gjenden gjurmët të djalit të vogël

Vrasja e Pëllumb Metës, në armë gjenden…

Në armën e krimit me të cilën u ekzekutua 49-vjeçari Pëllumb Meta, janë gjetur shenja gishtash dhe të djalit të vogël të familjes Amarildo Meta.

Pas testeve të bëra në laboratorin e kriminalistikës, hetuesit kanë dalë në përfundimin se Amarildo ka lënë shenja gishtash në pistoletën me të cilën u vra babai i tij. Me këtë rezultat hetuesit kanë vërtetuar se ai ka qenë në dijeni të prezencës së armës, madje e ka prekur, por nuk është provuar nëse ka qëlluar!

Deri më tani Amarildo mbahet në qeli i akuzuar për fshehjen e trupit të të atit, i cili u gjet i groposur në një kasolle disa metër larg banesës. Për krimin derjpërdrejt akuzohen djali i madh Hysen Meta 25-vjeç, si person që ka shkrepur armën, madje dhe motra e tij Hygerta Meta 19-vjeçe, e cila ka qenë prezente në momentin e vrasjes. Para hetuesve 19-vjeçarja ka kërkuar përgjegjësinë mbi ngjarjen, duke pretenduar se e kreu vrasjen pasi babai i saj donte ta fejonte më një person që ajo nuk e njihte.

Së fundmi fëmijët dhe bashkëshortja e 49-vjeçarit i janë nënshtruar testit të qitjes në një poligon në Durrës, dhe të katërt rezultojnë se dinë të qëllojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit