Vrasja e Pjerin Xhuvanit, flet vajza e tij: Video po na shton dhimbjen

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, flet vajza e…

Publikohen për herë të parë në media pamjet e momentit të ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit në Elbasan 4 ditë përpara zgjedhjeve lokale të 25 prillit të vitit të kaluar.

Në pamje duket kur SMV-të e opozitës, ose njohur ndryshe si grupi i ruajtjes së votave nga PD bllokojnë një makinë që sipas tyre kishte lista me pagesa dhe para. Kjo shkaktoi përplasjen midis dy grupeve.

Për këtë video ka reaguar Evangjeli Xhuvani, vajza e Pjerin Xhuvanit, e cila ka kërkuar veç zbardhjes së ngjarjes dhe bllokimin e asaj video pasi po rëndon gjendjen e psikologjike të tyre.

Ato imazhe të vrasjes të shpërndara në mënyrë të paligjshme janë parë në mënyrë të pavullnetshme edhe nga e asistuara ime – bën të ditur Avokate Rezarta Tahiraj duke ju referuar vajzës së viktimës – dhe kjo situatë i ka shtuar stres dhe dhimbje në konstatimin që babai i saj është vrarë pavarësisht pranisë të shumë policëve”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit