Vrasja e presidentit Mose, 2 të dyshuar lidhen me litarë dhe tërhiqën zvarrë në rrugë

Vrasja e presidentit Mose, 2 të dyshuar…

Vrasja e presidentit të Haitit Jovenel Mose ka qënë në qëndër të vëmëndjes në të gjitha mediat botërore.

Pas incidentit vendi erdhi në prag të kaosit ndërsa rrugët e Haitit u kthyen në një fushë beteje. 

Të shtënat me armë shpërthyen në të gjithë kryeqytetin.

Udhëheqësi mercenar u identifikua si ish-shefi i një njësie të lartë ushtarake kolumbiane kundër terrorizmit dhe policia pretendoi se një pjesë e ekipit të vrasjes ishte në vend tre muaj para sulmit. 

Autoritetet janë ende në kërkim të mercenarëve që janë në arrati. 

Nuk kishte asnjë informacion se kush e dha urdhrin për grusht shteti.

Policia haitiane tha se banda e përfshirë në vrasjen e presidentit përfshinte 26 kolumbianë dhe dy amerikanë të Haitit.

Por së fundmi një video tronditëse po qarkullon në  rrjete sociale ku dy të dyshuar për vrasjen e presidentit Mose janë lidhur me litar, njëri prej tyre shihet i mbuluar në gjak dhe shtyheshin midis britamve të turmës.

Shefi i policisë në Haiti u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë dhe të lënë policinë të bëjë punën e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit