Vrasja e Sabrina Bengajt, babai i saj çon në SPAK ata që liruan Elton Metajn nga burgu

Vrasja e Sabrina Bengajt, babai i saj…

Babai i Sabrina Begajt ka mbërritur në dyert e SPAK, teksa kërkon të vendosë drejtësinë deri në fund.

Babai i Sabrinës, Partizan Bengaj, ka deklaruar se do të padisë në SPAK ata që mundësuan lirimin e vrasësit të vajzës së tij.

“Unë po autorizoj avokatin që në SPAK të përfaqësoj që të denoncojë të gjithë ata që janë përfshirë në lirimin e vrasësit të vajzës sime”, Partizan Benga para dyerve të SPAK.

Në dëshminë e tij përmes një letre shfajësuese por edhe pranimi të krimit, Elton Metaj akuzonte babain e ish-bashkëshortes së tij si shkaktar të ngjarjes, duke artikuluar se armën e kishte shkrepur ai, por vrasjen e ka bërë Partizani.

Për këtë por edhe akuzat e Eltonit se ish-vjehrri e ka kërcënuar Partizani thotë se në atë periudhë ka qenë në Itali dhe akuzat janë totalisht të pavërteta. Avokati i famikjes Bengaj, Saimir Vishaj u shpreh se do të studiohet e gjithë dosja për të parë të gjitha përgjegjësitë.

“Është një ngjarje shumë e rëndë. Në do të shikojmë se çfarë do të bëjmë pasi të shikojmë të gjithë dosjen”, tha Vishaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit