Vrasja e shqiptares në Itali, dëshmitarët: Autori ishte veshur me të zeza, e qëlloi disa herë

Vrasja e shqiptares në Itali, dëshmitarët: Autori…

Vrasja e shqiptares Luljeta Heshta, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Itali, ka si autor një person që ishte veshur me të zeza. Media italiane, “Rassegna Stampa” shkruan se prokuroria është vënë në kërkim të një burri që ishte veshur me të zeza, dhe kërkojnë ndihmë nga dëshmitarët që e kanë parë.

“Kushdo që e ka parë burrin që iku pas ngjarjeve të na kontaktojë. Ne po kërkojmë një burrë të veshur me të zeza që u largua pas krimit. Nuk dihet ende nëse autori ishte një klient i prostitutës shqiptare. Tani për tani, nuk ka asnjë hipotezë të përjashtuar, hetimet janë në proces,”– tha prokurori.

Edhe vetë kalimtarët, janë shprehur se kanë parë burrin me të zeza që qëlloi Heshtën me thinë e më pas u largua. “E pamë, ishte veshur me të zeza, e ndoqi dhe e qëlloi disa herë,”- thanë ata.

47-vjeçarja shqiptare, Luljeta Heshta, e cila ushtronte prostitucion në Itali është vrarë teksa po priste klientët në trotuar. Ajo u qëllua për vdekje me një thikë në mes të ditës në qytetin e Milanos. Ajo u nis menjëherë për në spital, dhe disa orë luftë më vdekjen, ajo nuk ia doli që të shpëtonte.

Ndërkohë autori, pasi kreu krimin është larguar nga vendi i ngjarjes. 47-vjeçarja kishte edhe precendentë të mëparshëm kriminalë, por shkaqet e vrasjes së saj nuk dihen ende.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit