Vrasja e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador, 15 mijë kamera në dispozicion të zbardhjes së ngjarjes

Vrasja e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador,…

Autoritetet janë ngritur në këmbë për zbardhjen sa më parë të shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador. Këtë të hënë, presidenti Guillermo Lasso ka zhvilluar një takim me drejtorin e policisë dhe kryebashkiaken e Guayaquil-it, Cynthia Viteri.

Viteri deklaroi se para dy ditësh ka dorëzuar në qeveri bazën e të dhënave në mënyrë që kamerat për njohjen e fytyrës të funksionojnë siç duhet. Pritet që kamerat të shtohen në 15 mijë.

Sipas kryebashkiakes Viteri, një kërkesë që ka mbetur pezull është edhe autorizimi i përdorimit të armëve jovdekjeprurëse për agjentët që po trajnohen për të mbështetur punën e policisë. Kujtojmë që Ergys Dashi u ekzekutua me një plumb në kokë mbrëmjen e së shtunës në  Guayaquil të Ekuadorit. Autori, i cili mbante në dorë një buqetë me lule, shkoi me vrap në drejtim të tryezës ku ai ishte ulur, e qëlloi në kokë dhe më pas u largua.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit