Vrasja e shqiptarit në Athinë, kush është vajza misterioze që e shoqëronte Islamin

Vrasja e shqiptarit në Athinë, kush është…

Detaje të reja nga mediat greke tregojnë se Pëllumb Islami, që u vra dy ditë më parë në Athinë, ishte i shoqëruar nga një vajzë në momentin e ngjarjes. Ajo është zhdukur menjëherë pas ngjarjes dhe kjo ka bërë që autoritet greke të dyshojnë. Sepse fillimisht u raportua që Islami ishte i vetëm në lokal duke parë ndeshjen dhe pas pak minutash në lokal shkuan 7 persona që pas një debati të ashpër qëlluan me armë shqiptarin. Por, nuk u fol për asnjë grua.

Ndërsa tani, kanë qenë gazetarët të parët që kanë folur se Islami shoqërohej nga një grua.
Ndërsa policia është vënë në lëvzije për të hetuar dhe identifikuar atë.
Nuk përjashtohet pista që një grua mund të ketë qenë “grepi” që solli 7 autorët në vendodhjen e shqipatarit.


Efektivët vijojnë kërkimet për gjetjen e gruas, ndërsa kanë nisur procesin e krahasimit të gjurmëve të gishtave dhe të materialeve që janë marrë nga tavolina dyshohet se mund të ishin ulur autorët e sherrit dhe pikat e tjera u mund të kenë pasur kontakt. Ndërsa autorët janë në kërkim dhe mendohet që janë fshehur në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit