Vrasja e shqiptarit në Islandë, ministrja e drejtësisë hap debatin

Vrasja e shqiptarit në Islandë, ministrja e…

Ministrja e Drejtësisë Laslaug Arna Sigurbjörnsdóttir ka reaguar pas vrasjes së shqiptarit Armando Beqiri. Në një prononcim për mediat, ajo është shprehur se janë shtuar përplasjet e ashpra në botën e nëndheshme.

Ndërsa e pyetur nëse efektivët islandezë tani do të pajisen me armë, ajo u shpreh: Ka qenë një nga tiparet kryesore fakti që policia jonë nuk është e armatosur. Sigurisht, kjo krijon frikë dhe duhet të adresohet, pasi oficerët tanë të policisë duhet të jenë të përgatitur dhe të aftë t’i përgjigjen dhe të sigurojnë sigurinë e publikut.

Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së të shtunës, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës. Nga pas iu afrua një makinë, nga e cila e qëlluan disa herë me plumba në shpinë, qafë dhe kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit