
Një ngjarje e rëndë me protagonist një shqipar është shënuar mëngjesin e sotëm në Mykonos, Greqi. Një 35-vjeçar grek ka vrarë me armë zjarri një 34 vjeçar shqiptar jashtë një lokali nate.
Zougla raporton se autori është një biznesmen i njohur në Mykonos, i cili është aktiv në sektorin e turizmit dhe madje është i afërm i kryetarit të bashkisë së Mykonos.
Gjithçka nisi kur 34-vjeçari dhe 35-vjeçari grek, të cilët po argëtoheshin në grupe të ndryshme në lokalin e natës me një strip show në zonën e Skylambelës, kanë pasur një debat të ashpër.
Shkak dyshohet se është bërë një grua e cila ka qenë në shoqërinë e 35-vjeçarit, duke thënë se 34-vjeçari shqiptar e ka shqetësuar shumë. Autoritetet besojnë se dy burrat ishin nën ndikimin e alkoolit ose drogës kur ndodhi ngjarja.
Sherri ka vijuar pak para orës 6:30 jashtë lokalit në prani të 6-7 klientëve, ndërsa më pas 35-vjeçari ka shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë gjuetie dhe është kthyer në lokal.
Kur është kthyer, ai e ka qëlluar me pushkë 34-vjeçarin në kokë teksa ndodhej jashtë lokalit të njohur të natës. Menjëherë më pas autori është arratisur, por pak orë më vonë është vetëdorëzuar tek autoritetet. 35-vjeçari do të dërgohet brenda ditës në prokurori në Syros.
Viktima Viktima Viktima
Autori Autori