Vrasja e shqiptarit në Spanjë/ Personi që e çoi në urgjencë: E gjeta në anës rrugës

Vrasja e shqiptarit në Spanjë/ Personi që…

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Endrit Sinaj, shqiptar i cili u qëllua me armë zjarri në Spanjë. Ai u dërgua në derën e urgjencës nga një shqiptar tjetër, i cili ishte larguar menjëherë. Falë targës së makinës që kishin kapur kamerat e sigurisë, policia spanjolle ra në gjurmët e shqiptarit.

Ai u shoqërua në komisariat ku ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje më viktimën apo atë çka i ka ndodhur atij. Shqiptari ka deklaruar se e kishte gjetur Endrit Sinajn të plagosur në anë të rrugës, por nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm.

Pasi u mor në pyetje për një kohë të gjatë dhe kontrollit në banesën e tij, policia e liroi pasi rezultoi se nuk kishte lidhje me krimin. Gjithashtu iu kthye makina, tip Seat Córdoba, me të cilën ai kishte çuar viktimën në urgjencë.

Mësohet se viktima se kishte pak ditë që ishte liruar me kusht nga gjykata.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit