Vrasja e Stiven Toshkëzit, dyshime për një person të 3-të në krim

Vrasja e Stiven Toshkëzit, dyshime për një…

Detaje të reja janë zbardhur këtë të dielë lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkesi në Tiranë më 18 prill në afërsi të banesës së të riut, aty ku edhe autorët i bënë pritë. 

Dyshohet se në ngjarje është përfshirë një person i 3, edhe pse Aksel Hoxha e ka marrë përsipër krimin, grupi hetimor ka dyshime se porositësi është një person tjetër. 

Për ngjarjen janë arrestuar dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ku ky i fundit dyshohet se e ka qëlluar me hanxhar 19-vjeçarin Stiven Toshkesi duke i sjellë edhe vdekjen, ndërsa 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 19-vjeçarit Stiven Toshkesi të mos dilte nga makina që të godiste personin që po qëllonte me hanxhar Stivens Toshkesin. 

Të dy të rinjtë e arrestuar për krimin nuk banonin në zonën ku ndodhi ngjarja, që lë dyshime se dy të rinjtë kishin shkuar me qëllimin për ta goditur 19-vjeçarin. Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë.  

Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit