Vrasja e të miturit në Fier/ A do të rikthehet dënimi me vdekje? Rama: Nuk i parandalon!

Vrasja e të miturit në Fier/ A…

Pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku u vra dhe u mbulua me baltë trupi i një fëmije 6 vjeccar, nga autori mostër, Klodian Çalameni, ka ardhur reagimi i ramës. Gjatë ditës së sotme në një konferencë për shtyp, Rama foli për ngjarjen, ndërsa u pyet nëse për të tilla raste vlen të rikthehet dënimi me vdekje. Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se rikthimi i dënimit me vdekje nuk i ka ulur rastet e tilla mizore.

Rama:

Është një çështje e adresuar kohë më parë si cështje e civilizimit tonë nga të gjitha vendet e BE-së dhe më gjerë, dhe në adresimin e kësaj ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e para hapat për heqjen e dënimit me vdekje bazuar në shumë analiza e fakte që kanë folur qartësisht se jo vetëm në aspektin moral e një shoqërie demokratike, por dhe në aspektin praktik, dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme në shoqëri ngjarje të tilla. Fatkeqësisht, shoqëritë edhe në vendet më të zhvilluara, edhe në vendet me nivelin më të lartë të civilizimit, i kanë në gjirin e tyre edhe këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit