Vrasja e të miturit në Gramsh/ Reagon shkolla: Fationi u përpoq të ndante sherrin

Vrasja e të miturit në Gramsh/ Reagon…

Shkolla 9-vjeçare ‘Asllan Shahini’ ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje ku një nxënës humbi jetë. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, institucioni tregon dinamikën e ngjarjes dhe shpjegon se viktima hyrë në mes djemve të tjerë për të ndarë sherrin, por për fat të keq u godit për vdekje.

Jemi thellësisht të tronditur, nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë, në të cilën humbi jetën Fationi ,nxënës në klasën e IX. Fationi mbaroi mësimin, si çdo ditë tjetër, u interesua duke pyetur rojën e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël, nxënëse në klasën e IV, e pasi u sigurua se ajo ishte larguar, u nis për në shtëpi. Në mes të lagjes, në mes të ditës, moshatarë të tij, nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize, konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale, dhe konflikti kthehet në tragjedi…


Fationi u ndodh rastësisht aty, duke mos qene ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale, por një i afërmi i tij. Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër, por përfundoi viktima e këtij sherri banal.
Fationi u nis sot drejt Parajsës… Do na mungosh të gjithëve, Fation i dashur! Të qoftë dheu i lehte, o engjëll!.

Kujtojmë se Fatjon Bici, vetëm 16-vjeç ndërroi jetë një ditë më parë në Gramsh. Disa adoleshentë u përfshirë në një sherr me thika me njëri-tjetrin ku për pasojë vdiq Fajton Bicin, i cili hyri për t’i ndarë por në fakt gjeti vdekjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit