Vrasja e të resë greke/ Shqiptari flet nga burgu: Nuk më intereson aspak

Vrasja e të resë greke/ Shqiptari flet…

 I riu shqiptar, Aleksandër Luca, i cili u arrestua për vrasjen e grekes Eleni Topaloudi ka komentuar për mediat e huaja deklaratat e bashkëpunëtorit të tij në ngjarjen që tronditi Greqinë para disa vitesh.

Nuk më intereson aspak çfarë del dhe çfarë thotë greku. Unë kam një avokat,“-tha ai pasi shoku i ngushtë drejtoi gishtin nga ai për vrasjen e 21-vjeçares.

Mirëpo, deklaratat e tij nxitën reagimin e menjëhershëm të babait të të ndjerës, i cili po ashtu nuk nguroi të përmendte humbjen e të bijës.

“E vërteta është shumë e qartë për ne. Ata të dy bënë atë që bënë. Në qoftë se duan, të vërtetojnë se cili nga të dy e goditi, cili nga të dy i vuri thikën, cili nga të dy e hodhi në det, le ta bëjnë,”-u shpreh Giannis Topaloudis, duke shtuar më tej se një person nuk mund ta bënte i vetëm krimin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit