
Arsen Stojku i cili akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Astrit dhe Brahim Bilali është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me vetëm 7 vite burg.
Prokuroria ka kërkuar 35 vite burg, por gjykata nuk ka qenë e bindur me provat e paraqitura nga prokuroria. Vendimi është ankimuar në Gjykatën e Apelit nga Prokuroria e Shkallës së Parë Shkodër.
Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali më 30 mars 2019, kanë mohuar lidhjen me ekzekutimin mafioz të ndodhur në Shkodër, por i fundosin përgjimet ambientale. Arsen Stojku dhe Milsim Rama, 29 dhe 23 vjeç, të dy banues u arrestuan si të përfshirë në ngjarje, ndërsa i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve është edhe Ibrahim Lici..