Vrasja e vëllezërve Haxhia, Klevis Alla ndryshon dëshminë: Qitës ishte Nuredin Dumani

Vrasja e vëllezërve Haxhia, Klevis Alla ndryshon…

Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Hetimet kanë ndryshuar rrjedhë për shkak se Klevis Alla, ka dëshmuar ketë të martë në gjykatën e posaçme. 26-vjeçari ka treguar se qitës ishte Nurendin Dumani dhe një person tjetër që nuk e njeh po e identifikon se kishte mjekër. Ndërsa  më herët kishte thënë se ka qenë Altin Doci.

Për Docin, i pyetur 2 herë nga gjykata, Alla ka deklaruar se ai nuk ka qenë në makinën me të cilën u ekzekutuan vëllezërit

“Kam dalë në autostradë, aty kam pritur në anë të rrugës Nuredin Dumani, i cili erdhi me një makinë tip benz. Bashkë me të ishte dhe një tjetër person, të cilin nuk e njoh.

Dumani ishte i veshur me një kapuç të zi që i mbulonte fytyrën dhe i dukeshin vetëm sytë, si ato të policisë, edhe personi tjetër njësoj. Jemi nisur drejt Shenavlash të Durrësit. Rrugës unë kam marr në telefon Besmir Haxhinë, pasi e njihja, ne nuk e dinim që bashkë me të do të vinte edhe Viktori.

Në momentin që erdhi Besmir Haxhia, Nuredin Dumani uli xhamin dhe nisi të qëlloj, ndërsa personi tjetër pas makinës, qëlloi pa e hapur xhamin fare. Pas të shtënave të para Nuredin Dumani, doli nga makina dhe qëlloi sërish për tu siguruar.

Pas ngjarjes kemi ikur, jemi kthyer ku u takuam, Dumani dhe personi tjetër ikën në Tiranë, ndërsa unë u largova dhe sipas udhëzimeve të Dumanit ika të hedh në lum 3 armët e zjarrit kallash. Dumani gjithashtu më kishte thënë që unë të cmontoj makinën, por unë nuk e kam bërë se pata frikë se dp më vrisnin dhe e lashë atë në një urë.

Më pas kam ikur në shtëpi. Kam komunikuar me Dumanin dhe ai më ka thënë që të mos dalë shumë nga banesa.

Ditën tjetër unë fillova të kisha frikë se do më vriste Dumani, sepse e ndjeja, më shikonte si më të vogël dhe mendonte se unë mund të flisja”, ka deklaruar ai.

Ndërsa një ditë më pas kur baba ii tij u shoqërua në polici Alla ka ikur nga banesa dhe ka fjetur tek një shok. Por, vetëm Dumani e dinte se kur ndodhej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit