Një tjetër vrasje horror ka tronditur qytetin e Durrësit, ku 62-vjeçari Enver Balla u ekzekutua me armë zjarri nga djali i tij. Në lidhje me këtë ngjarje ka rënë në pranga ditën e sotme edhe 25-vjeçari Edison Brahaj, si bashkëpunëtor i Esmerald Ballës, autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi në Shënavlash.
Sipas policisë, Brahaj kishte lidhje shoqërore me autorin dhe e ka ndihmuar që të transportojnë trupin e pajetë të babait që kishte vrarë nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.
25-vjeçari u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.
Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.