Vrasja me bukë në gojë e Sabrinës! Eni Çobani: Duhet të ishte në fakultet, jo duke rritur fëmijë

Vrasja me bukë në gojë e Sabrinës!…

Sabrina Bengaj është vajza që u vra me bukë në gojë nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj. Lidhur me këtë ngjarje tragjike kanë reaguar qytetarë dhe shumë të njohur. Një ndër to është edhe Eni Çobani. E ftuar në një emision televiziv Çobani tha se ajo është shumë e prekur nga ngjarjet e fundit dhe se nuk duron dot më që fajin ia hedhin ligjit e jo familjes që aprovon lidhjen e një vajze minorene, vetëm 14 vjeç me një djalë.

“Më lejo të çoj nëpërmjet studios tënde ngushëllime të dyja familjeve sepse sot janë për ngushëllim të dyja familjet. E para është familja e Sabrinës, por edhe tek familja e Eltonit unë them që duhet të jetë një traumë e jashtëzakonshme. Sabrina 23-vjeçare, është shumë ironike fakti që u vra me bukë në gojë dhe ky moment ka qenë shpërthimi i atij statusi që ju keni lexuar publikisht. Nuk mundem ta pranoj më dhe kam ardhur në një pikë që ndoshta dhe nga ana njerëzore, morale dhe profesionale që kur do i biem këtij mali të fortë me grusht dhe ta rrëzojmë? Nuk flas në kuptimin figurativ, por në të vërtetë. Ky është bërë një mal i madh. Ky agresivitet i jashtëzakonshëm kundër gruas. Si mundet që një shoqëri normale evropiane, perëndimore sikundër ne pretendojmë të jemi, vret gruan. Në shekullin në të cilin ne jetojmë ne vrasim gruan. Si mund të jemi në normalë në jetën tonë të përditshme?

Unë personalisht nuk jam mirë dhe sapo kam marrë ftesën për tek ty nuk kam hezituar fare edhe pse sot kam qenë në shumë angazhime të mia, kam thënë që tek Rudina do të shkoj sepse unë doja të flisja, të ndaja këtë dhimbje me kolegët, me shqiptarët që po na ndjekin, me nënat dhe familjarët. Ku po shkojmë, çfarë po bëjmë, pas një djali dhe një vajze është gjithmonë një nënë, është një grua dhe ne jemi zemreku dhe çelësi i një shoqërie që duhet të sjellim qetësi dhe buzëqeshje. Nëse ne vijmë sot dhe themi çdo bëjë ligji, jam realisht e ezauruar se çfarë do bëjë ligji. Sot ne duhet të jemi më të fortë se kurrë. Nuk është zgjidhja të shajmë drejtësinë dhe ligjin, unë jam që të vëmë gishtin tek plaga dhe plaga më e madhe është familja shqiptare. Nëse unë dëgjoj një nënë të një djali sikundër ka dalë gjithë këto ditë dhe nuk kam dëgjuar prej saj t’i drejtohet familjes tjetër me ngushëllime për humbjen e jetës së vajzës, unë këtë nënë nuk mund ta pranoj dot përpos dhimbjes që ka për djalin e saj, por familja tjetër ka humbur një vajzë 23 vjeç. Ajo duhet të ishte në fakultet sot, jo nënë e një fëmije, e larguar nga banesa që në moshën 14 vjeç. Nuk ka marrë përgjigje akoma shoqëria si është e mundur që familja e vajzës ka lejuar që vajza të lidhet me këtë djalë në moshën minorene 14-vjeçare? Pra ka shumë problematika para se të shkojmë tek ligji, familja është nukli nga i cili besoj se duhet të fillojë gjithçka”, është shprehur Eni Çobani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit