Vrasja me sende të forta në Elbasan, reagon pas 5 orësh Policia: Po punojmë

Vrasja me sende të forta në Elbasan,…

Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht për personin që u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugë, në lagjen “vullnetari”. Sipas Policisë viktima është rreth moshës 70-80 vjeç dhe jo 50 vjeç saç u raportua fillimisht, ndërkohë që edhe pse kanë kaluar 5 orë nga gjetja e trupit, ende nuk është bërë e mundur identifikimi i viktimës.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan,  shërbimet e policisë kanë konstatuar në anë të rrugës pa shenja jete një shtetas të seksit mashkull rreth moshës 70-80 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personit të pajetë dhe  shkakun e humbjes së jetës.

Burime bënë me dije se viktima që u gjet në rrugë kishte plagë në kokë dhe dëmtime të tjera në pjesë të trupit.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur në një vend tjetër dhe më pas viktima të jetë hedhur në rrugë, në lagjen “Visarion Xhuvani”.

Nga veprimet e para hetimore, është vënë re se viktima nuk ka këpucë, ç’ka tregon se krimi ka ndodhur diku tjetër. Policia ende nuk ka kryer identifikimin e trupit të pajetë, ndërsa viktima nuk ka pasur identifikimi me vete. Trupi i tij është çuar në morg për verifikime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit