Vrasja me snajper në Vlorë, Balla dekoron drejtorin e policisë për trimëri ndaj krimit

Vrasja me snajper në Vlorë, Balla dekoron…

Kur ka kaluar vetëm një javë nga atentati mafjoz ku në qytetin e Vlorës u vra me snajper në ballkonin e banesës 22-vjeçari Gëzim Sinomati, ministri i Brendshëm Taulant Balla është bërë pjesë i një episodi mjaft qesharak.

Këtë të shtunë në ceremoninë e themelimit të Policisë së Shtetit e cila u zhvillua në Akademinë e Sigurisë, ministri Balla ka zgjedhur për të dekoruar drejtorin e policisë së Vlorës Ermal Muça. Edhe pse ngjarja kriminale mbetet pa një person të vënë para përgjegjësisë, dhe autorët arritën të largoheshin nën këmbët e policisë dhe të digjnin makinën që përdorën në krim duke zhdukur gjurmët, Balla e ka dekoruar Muçën për merita të veçanta dhe trimëri në luftën ndaj krimit.

Mbase vlerësimi i ministrit lidhet me punën e bërë nga drejtori i policisë në Vlorë dhe shefi i komisariatit në Himarë, për futjen në kurth të Fredi Belerit. Ky i fundit ndodhet në burg që prej datës 12 maj 2023, nën akuzën e blerjes së votave. Ai u arrestua dy dit para zgjedhjeve lokale, pasi ra në kurthin e policit të infiltruar Arsen Rama, i cili pranoi para në këmbim të votës.

Edhe pse drejtuesi i policisë së Vlorës mori vlersimin e akorduar nga Balla, në qytetin bregdetar frika e rindezjes së konfilteve të vitit 1097 ka kapluar qytetarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit