Vrasja mister e Pavlin Prekës, zbardhen detaje të reja nga krimi që tronditi Shkodrën

Vrasja mister e Pavlin Prekës, zbardhen detaje…

Një ngjarje misterioze dhe tronditëse ka përfshirë fshatin Guci e Re në Shkodër, ku një 20-vjeçar u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij, i qëlluar me gjashtë plumba nga një armë zjarri pistoletë. Viktima, Pavlin Preka, jetonte mes dy fshatrave të Dukagjinit dhe Gucisë, ku bashkë me babain dhe vëllain merreshin me bagëti.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani rreth 20 persona për t’i marrë në pyetje, përfshirë komshinj, të njohur të viktimës dhe individë me precedentë problematikë në zonë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, ngjarja mbetet ende pa autor, duke lënë komunitetin të tronditur dhe në pasiguri.

Sipas familjarëve, Pavlini nuk kishte konflikte me askënd dhe askush nuk kishte vënë re ndonjë sjellje të pazakontë përpara ngjarjes fatale. Preka kishte vetëm katër ditë që ishte kthyer në shtëpi, ndërsa motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta.

Ajo që shton edhe më shumë misterin është fakti që banorët e zonës nuk kanë dëgjuar asnjë krismë, duke ngritur dyshime se autori ka përdorur një pistoletë me silenciator. Gjithashtu, mungesa e kamerave të sigurisë në këtë zonë e bën të vështirë identifikimin e autorit. Hetuesit dyshojnë se vrasësi ka lëvizur në këmbë, duke përfituar nga terreni i thyer dhe mundësia për t’u larguar nëpër ara pa lënë gjurmë.

Zbulimi makabër u bë nga xhaxhai i viktimës, Prek Preka, i cili pasi nuk arriti ta kontaktonte nipin në telefon, shkoi në shtëpinë e tij. Ajo që pa aty ishte e tmerrshme Pavlini shtrirë në tokë, pa shenja jete. Ai njoftoi menjëherë policinë, ndërsa grupi hetimor sekuestroi gëzhojat që ndodheshin pranë njëra-tjetrës.

Të gjithë janë të shokuar nga kjo ngjarje pasi Pavlini përshkruhej si një djalë i qetë dhe që nuk kishte konflikte me njeri.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit