Vrasja në bugun e Peqinit, dalin nga qelia të gjithë të arrestuarit

Vrasja në bugun e Peqinit, dalin nga…

5 javë pas ngjarjes që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve në vendin tonë me vrasjen e Arben Lleshit, të gjithë zyrtarët e burgosur si përgjegjës që nuk kishin marrë masa për sigurinë janë liruar nga burgu.

Nga kjo e enjte hetimi ndaj tyre do të vijojnë në gjendje të lirë, dhe masa e arrestit me burg është zëvendësuar në ‘Detyrim paraqitje’ ose ‘Arrest shtëpie’. Ishte Sokol Mjacaj autori që vrau me një armë zjarri pistoletë Arben Lleshin nga dritarja e burgut, dhe plagosi shokun e tij të qelisë Indrit Shaqja, ngjarje e ndodhur në datën 15 dhjetor 2023 në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Një ditë pas ngjarjes ishte prokuroria e Elbasanit që firmosi urdhër arreste për drejtorin e burgut Kamber Hoxha dhe 11 vartës së tij, mes tyreQani Muça (shef i sigurisë së burgut), Nikolin Gjonpali (ish-shef i policisë së burgut), Vilson Shima (shef i regjimit të burgut),  Arben Dulellari (specialist i informacionit në sallën operative të burgut), Ilir Balla, Florene Mile, Fatos Pire (policë shërbimi), Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çila, Indrit Dubali (policë burgu). Akuza e ngritur ndaj tyre ishte e ‘shpërdorimit të detyrës’.

Dy javë para ngjarjes, në 30 nëntor 2023 drejtori i burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj, njoftonin drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija për situatën skandaloze të sigurisë në këtë institucion, i cili mund të themi ishte kthyer në një hotel me 5 yje për të dënuarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit