
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Dhërmi, ku një 31-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri, por trupi i tij ende nuk është gjetur.
Dyshohet se viktima dhe autori jetonin në Angli dhe konflikti dyshohet për prishje të pazareve të drogës.
Policia u vu në dijeni për ngjarjen pasi 31-vjeçari që punonte në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.
Pasi kanë marrë njoftimit, grupi hetimor kanë ka shkuar në hotel dhe ka kryer një sërë veprimesh hetimore, nga të cilat ka rezultuar se Novruzi është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga 43 vjeçari.
Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes, autori është larguar drejt Greqisë.
Ndërkohë nuk dihen ende se ku ndodhet trupi i të riut, ndërsa janë shoqëruar deri në këto momente për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.