Vrasja në “Don Bosko”, menaxheri i lokalit rrëfen tmerrin

Vrasja në “Don Bosko”, menaxheri i lokalit…

Pas atentatit të tmerrshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Don Bosko”, ka ardhur reagimi i menaxherit të lokalit ku ndodhi vrasja. Në një prononcim për mediat, menaxheri i lokalit ku u ndodhi ngjarja ka rrëfyer se viktima Erion Çela ishte së bashkë me gruan shtatzënë, e cila ishte larguar vetëm pak minuta përpara se të zbraznin kallashin atentatorët.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme në një lokal në këtë zonë të Tiranës ,mbeti i vdekur Erion Çela ndërsa u plagosën 4 të tjerë, konkretisht Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës, Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë, Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull, Edmond Crroj 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë.

Menaxheri i lokalit ku ndodhi vrasja në “Don Bosko”

Unë kam qenë te lokali brenda. Ka ardhur një makinë “C-Class” kanë qëlluar drejt lokalit, tavolinës ku ishin ulur. Kanë qenë pesë persona, më parë kanë qenë me gratë e tyre, rreth pesë minuta më vonë ikën gratë dhe erdhën disa të tjerë që qëlluan drejt tyre. Ata ishin ulur të pjesa përballë. Në lokal nuk kanë pasur probleme. Ishin klientë të përhershëm. Nga stafi nuk është dëmtuar asnjë. 19-vjeçari i plagosur ka qenë klient. Erdhi ambulanca pas gati 30 minutash, edhe pse “Ushtaraku” është këtu ngjitur. Ne na erdhi papritur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit