Vrasja në “Don Bosko”, Sali Berisha fajëson Ramën: Rendi është në duart e bandave të tij

Vrasja në “Don Bosko”, Sali Berisha fajëson…

Ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në “Don Bosko” ku mebti i vrarë një person dhe u plagosën 4 të tjerë ka tërhequr edhe vëmendjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Lidhur me ngjarjen e rëndë, ky i fundit fajëson kryeministrin aktual Edi Rama për të cilin thotë se bandat e drejtuara prej tij kanë pushtuar vendin.

Sipas Berishës, si zakonisht policia vetëm do të njoftojë se diku ka gjetur një makinë të djegur, teksa Rama do mburret se rendi është i garantuar dhe kriminelët po vrasin njëri-tjetrin.

Postimi i Berishës:

Bresheru kallashi, 1 i vdekur dhe 4 te plagosur ne nje lokal ne Tirane.

Rendi ne narkoshtet eshte ne duart e bandave te tij.

Miq, mediat njoftojne se rreth ores 16:00 ne Don Bosko u qellua me bresheri kallashi drejt nje lokali nga te cilat mbeti i vdekur qytetari Erion Çela dhe mbeten te plagosur kater qytetare te tjere!

Vrasesit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur se shpejti narkoplocia do na njoftoj se gjeti diku nje makine te djegur. Kurse kreu i meduzes do mburret se rendi eshte i garantuar dhe se kriminelet po vrasin njeri tjetrin. E verteta eshte se ne narkoshtet ligji dhe rendi jane ekskluzivitet i bandave te lidhura me qeverine! sb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit