Vrasja në Durrës krim pasioni? Dyshime se viktima dhe autori ishin në një lidhje intime

Vrasja në Durrës krim pasioni? Dyshime se…

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e  Durrësit u shënua një ngjarje e rëndë kriminale, ku 51-vjeçari Valbon alias Marko Beqiri, humbi jetën tragjikisht pas një sulmi brutal me thikë nga 24-vjeçari Teilor Tivari.

Fillimisht, autori pretendoi se viktima kishte tentuar ta përdhunonte, ndaj e qëlloi në mbrojtje të vetes. Por hetimet kanë hedhur dyshime të forta se krimi ka qenë i paramenduar, ndërsa mes tyre sipas mediave mendohet të ketë pasur një lidhje intime.

Skema e krimit:

Sipas burimeve hetimore, Tivari ka hyrë në apartamentin ku ndodhej Beqiri dhe e ka qëlluar që në momentin që ai hapi derën. Më pas ka shpërthyer një përleshje e dhunshme, gjatë së cilës viktima është goditur mbi 20 herë me thikë. Pamja e apartamentit ka qenë e tmerrshme – gjurmë gjaku nga dera kryesore deri në çdo hapësirë të banesës.

51-vjeçari është gjetur i pajetë poshtë tavolinës së kuzhinës, i zhveshur, vetëm me të mbathura, ndërsa shenjat në trup tregonin qartë përpjekjet e tij për t’u mbrojtur. Ngjarja ka ndodhur brenda një harku kohor prej rreth 25 minutash, me kamerat e sigurisë që kanë fiksuar hyrjen e autorit në pallat.

Si u zbulua ngjarja:

Beqiri kishte si zakon të merrte nga shkolla djalin e tij dhe një fëmijë tjetër, për t’i çuar në shtëpi. Por mbrëmë fëmijët mbetën duke pritur kot. Telefoni i tij nuk përgjigjej, gjë që vuri në alarm familjarët. Pas kërkimeve, ata e gjetën apartamentin me derën e lënë gjysmë të hapur dhe përballë një skene horror.

Trupi i masakruar i 51-vjeçarit u zbulua nga nipi i tiji cili menjëherë njoftoi policinë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit