Sherri në Elbasan/ Denoncon qytetari: Vrasësit e Florian Lamçes të punësuar në shtet nga Taulant Balla

Sherri në Elbasan/ Denoncon qytetari: Vrasësit e…

Ende pa u tharë mirë gjaku i krimit të tmerrshëm që tronditi javën e kaluar qytetin e Elbasanit, del në skenë emri i Taulant Basllës.

Ngjarja po zbardhet në shumë dimensione, ku Florian Lamçja, u godit për vdekje nga dy shokët e tij, pas një sherri për motive të dobëta.

Kjo vrasje erdhi pas dy ekzekutimeve vetëm 10 ditë më parë në qytet.

Pas vrasjes së Florian Lamçes në Elbasan, policia arrestoi shokët e tij, Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin.

Sanxhaktari, emri më i lakuar për këtë krim është edhe dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar se Adriano Hajdari, ishte i punësuar në administratën shtetërore lokale.

Sipas të dhënave nga një denoncim në “Qytetari dixhital”, Hajdarin e kishte punësuar në këtë detyrë vet deputeti i zonës, Taulant Balla.

Ja postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:

“Vrasësit ishin të partisë!

Ditën punonte në administratë, natën vriste!

Ishte me dy rroga!

Njërën si punonjës, tjetrën si killer. sb

Doktor përshëndetje… Adriano Hajdari, i arrestuari si bashkëpunëtor në vrasje, bashke me Sanxhaktarin, kishte miqesi dhe ishte i punësuar nga Tao Tao dhe Gledian Llatja në administratën e spitalit në Elbasan… Prandaj vrasin e presin sepse kanë përkrahjen e Taulantit të partisë… Anonim ju lutem”.

Foto e Adrianos nga ambientet e zyrës së punës.


/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit