Vrasja në Fier/ Viktima ishte student i TIK, njihej si person i urtë

Vrasja në Fier/ Viktima ishte student i…

Grei Bihuci 19-vjeç mbeti i vrarë paraditen e kësaj të hëne në bulevaridin ‘Jakov Xoxa’ në qytetin e Fierit, pas një konflikti me një 18-vjeçar.

Sherri me thika ndodhi rreth orës 11:30, teksa autor i ngjarjes është 18-vjeçari Florian Muka. Të dy këta persona janë konfliktuar për motive të dobëta, dhe nga përplasja 19-vjeçari fillimisht ka mbetur i lënduar por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spital.

Grei ishin nxënës i një shkolle profesionale në degën e TIK, dhe sot ai kishte bërë vetëm dy orë mësim duke dalë jashtë. Pasditeve ai punonte kamarier në një pastiçeri pranë vendit të krimit. Prindërit e tij janë mësues.

Policia bëri të ditur gjithashtu se nga përplasja i lënduar mbeti dhe një 20-vjeçar me inicialet  O. S., i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Tashmë ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë, dhe po vijon veprimet e mëtejshme procedurale.

Lexo edhe: Sherr me thika në Fier, vritet 19-vjeçari plagoset një tjetër

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit